Flash News

KRYESORE

Stuhia në Tiranë përmbyti edhe zyrat e bashkisë, Paloka: Ky është çmimi i hajdutërisë

Stuhia në Tiranë përmbyti edhe zyrat e bashkisë, Paloka: Ky

Stuhia e së premtes duket se ka lënë pasoja edhe brenda godinës së Bashkisë së Tiranës. Uji ka arritur të depërtojë në zyrat të cilat ndodhen në katin e parë të ndërtesës dhe për pasojë shumë prej dokumenteve që ndodheshin aty janë lagur.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka publikon foton nga ambientet e bashkisë dhe thekson se ky është çmimi i hajdutërisë që merr Erion Veliaj dhe Edi Rama.

“I vetmi cmim qe mund te marrin dhe ta meritojne plotesisht Rama dhe Veliaj , eshte ai i pafytyresise dhe hajduterise bashke.

Vetem dy dite pasi Tirana u permbyt, kur dhe “saci” (qe keta e quajne shesh) u kthye ne kenete llumi, kur dhe vete ambjentet e bashkise u permbyten, pikerisht per shkak te “sacit”-“shesh”, kane guximin te dalin e te mburren.

5 milion euro e paraqiten projektin e pare te “sacit” dhe megjithese dhe aty kishin llogaritur te vidhnin me shume se gjysmen e parave, si gjithnje nuk u ngopen dhe nga 5 e cuan ne 25 milion euro vjedhjen. Pastaj nga parate e vjedhura, paguajne per te marre dhe cmime. Sic paguan me parate e kanabisit ata qe deklaronin se nuk ka kanabis ne Shqiperi.

Vjedhin 25 milion dhe Sot thone nuk kemi para per teatrin”, shkruan Paloka në një reagim në rrjetet sociale.

‘Respublica.al’ ka publikoi një foto, sipas saj, në një prej korridoreve të Bashkisë ku janë vendosur për t’u tharë letrat të cilat u lagën nga shiu.

Të fundit