Flash News

KRYESORE

Stuhia tropikale i afrohet Tajlandës, bllokohen mijëra turistë

Stuhia tropikale i afrohet Tajlandës, bllokohen mijëra turistë

Stuhia tropikale “Pabuk” po i afrohet ishujve tajlandezë dhe si pasojë turistët kanë mbetur të bllokuar, pasi janë mbyllur aeroportet dhe janë ndaluar udhëtimet me tragete, nga reshjet e dendura dhe dallgët e mëdha.

Anijet janë nxjerrë në breg, ndërsa dy aeroportet kryesore “Koh Samui” dhe “Nakhon si Thammarat” u mbyllën deri të shtunën, duke bllokuar me mijëra turistë në ishuj.

Meteorologët thanë se “Pabuk”, stuhia e parë tropikale në dekada që mbërrin gjatë sezonit të festave, është intensifikuar mëngjesin e së premtes. Sipas zyrtarëve, 10 mijë turistë janë ende të bllokuar në Koh Phangan.

Të fundit