Flash News

KRYESORE

Suarez zgjedh 5 sulmuesit më të mirë në histori, lë jashtë CR7

Suarez zgjedh 5 sulmuesit më të mirë në histori, lë

Luis Suarez ka zbuluar pesë sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave dhe në këtë listë mungon Cristiano Ronaldo. Sipas tij, më i miri është Leo Messi, teksa në listë ka përfshirë bashkëpatriotin Diego Forlan.

"Ronaldo braziliani ka qenë shumë i mirë. Finalizimin e kishte të përkryer. Ai i kishte të gjitha. Forlan? Kam luajtur me të dhe është realisht një sulmues i madh. Ai luan për ekipin dhe është i kthjellët në lojë", - është shprehur lojtari i Barcelonës.

Më tej, ai komenton: "Batistuta ka qen lojtari im i preferuar kur isha i vogël. E dashuroja karakterin e tij. Messi është numri 1, sepse është një ndër më të mirët në botë. E kam të lehtë të vendos".

Ja lista e Suarezit:

  1. Lionel Messi
  2. Gabriel Batistuta
  3. Diego Forlan
  4. Ronaldo Fenomeni
  5. Romario

 

Të fundit