Flash News

KRYESORE

Subjekte të OFL: Biznesmeni që i shpëtoi arrestimit duke u fshehur në makinën e Mark Frrokut dhe kreu i ‘bandës së bananeve’

Subjekte të OFL: Biznesmeni që i shpëtoi arrestimit duke u

OFL sot i dërgoi formularët e vetëdeklarimit dy subjekteve të tjera, konkretisht Bardhok Pllanajt dhe Alberto Lames.

I pari sipas OFL është i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Megjithatë, Pllanaj është një emër shumë i njohur për të shkuarën e tij kriminale.

Ai njihet për lidhejt e forta me politikën dhe në 2018 u arrestua për tri akuza: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”, pasi dyshohej se kishte ndërtuar një pallat 10-katësh me para që buronin nga të ardhura kriminale dhe pa leje ndërtimi.

Për këtë, gjykata vendosi t’i sekuestrojë këtë objekt në Shkodër dhe kapte vlerën e 2 milionë Eurove.

Po ashtu, ai u bë pjesë e debateve politike pasi u raportua se i shpëtoi arrestimit në vitin 2015 duke u fshehur në makinën e ish-deputetit të PS Mark Frroku.

Ky i fundit i mohoi akuzat, ndonëse pati dyshime të forta se Pllanaj pati lëvizur me automjetin 'Audi' në pronësi të deputetit në atë kohë.

Përveç kësaj, në fund të vitit 2014 biznesmeni u shpall në kërkim për sasinë rekord të lëndës narkotike prej 800 kg kanabis sativa të kapur në Lagunën e Vilunit në Lezhë, që kishte si destinacion Malin e Zi.

Kush është Alberto Lame

Njihet edhe me emrin  Albert Kochsiekit dhe sipas OFL është i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Durrsaku është i njohur si kreu i ‘Bandës së bananeve’, sepse bashkë me shqiptarë të tjerë transportonin kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh në Gjermani.

Në shkurt të vitit 2018, autoritetet gjermane e kapën atë dhe anëtarë të bandës së tij, përfshirë Emiljan Hysenajn me 1.8 ton kokainë që kapte vlerën e më shumë së 400 milionë eurove.

Droga vinte nga Ekuadori, ndërsa po ashtu Hysenaj ka marrë një formular për vetëdeklarim pasurie nga OFL pak ditë më parë.

Të fundit