Flash News

KRYESORE

Sugjerim ‘amerikan’ për Ramën: Sa më shpejt të lirohet sektori privat aq më pozitive do të jetë

Sugjerim ‘amerikan’ për Ramën: Sa më shpejt të

Mark Crawford, ish-President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, sugjeron që qeveria të caktojë një datë apo fazat e rihapjes së ekonomisë. Në një intervistë për Ora News, Crawford, u shpreh se “qeveria nuk do ta shpëtojë por duhet të lehtësojë problemet e biznesit”, ndërsa tha se “sektori privat është ai që do të nxjerrë vendin nga kriza”.

“Qeveria nuk do na shpëtojë por do lehtësojë problemet, as të zëvendësojë fuqinë e sektorit privat, nëse do dalim nga kriza do e nxjerrë sektori privat dhe sa më shpejt të lirojë sektorin privat aq më pozitive do të jetë.  Besoj se Amerika është ende në fillim por besoj se Shqiëpria do të dalë më përpara nga epidemia e COVID-19.

Sa më shpejt Shqipëria të rihapet ose sipas moshës, ose sipas zonës, ose sipas sektorit aq më mirë do të jetë për Shqipërinë, mbase do të jetë më mirë se të tjerët. Sa më shpejt të lirojmë, sidomos të rinjtë të shkojnë në punë të cilët sipas statistikave nuk preken nga COVID-19." Ai gjithashtu se në situatën aktuale është e “vështirë të tërheqësh investitorë”.

Të fundit