Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sugjerim post-Panair nga Virgjil Muçi: "Atë natë e pashë”, roman nga Drago Jançar
Diku Balzaku thotë: “Të duash femrat e bukura dhe të luftosh vesin është njëlloj sikur të duash fluturat dhe të zhdukësh fshikëzat prej të cilave flutura lind”. Në sytë e mi e tillë është Veronika, flutura e brishtë, magjepsëse që lind nga fshikëza e vesit dhe dëshiron të jetojë e lirë
Virgjil Muçi
Romani “Atë natë e pashë” i shkrimtarit sloven Drago Jançar është një dramë për dashurinë, për luftën, për diktaturën, për lirinë, në fund të fundit për fatin njerëzor. Ai vjen e thurret rreth fatit ose, nëse mund të shprehemi kështu, fatalitetit të një femme fatale, Veronika Zarnik, një gruaje të shoqërisë së lartë sllovene, një femër me një bukuri të rrallë, bukuri që është një dhunti dhe një mallkim për të.
Ashtu si në tragjeditë e antikitetit romani ka një strukturë polifonike: pesë personazhe që rrëfejnë nga këndvështrimi vetjak ngjarjet: një oficer kalorësie i mbretit Petër të mbretërisë serbo-kroato-slovene të periudhës midis dy luftrave botërore dhe i dashuri Veronikës; e ëma e Veronikës, Josipina; shërbyesja e mikja e saj; një mjek ushtarak gjerman nga radhët e Wehrmachtit; dhe një ish-punëtor i fermës së saj, një djalosh që e adhuron fshehtazi dhe më pas partizan e bashkëpunëtor në vrasjen e saj makabër. Edhe pse ndërtohet kronologjikisht në kohë dhe hapësira të ndryshme, narrativa e të pesë këtyre karaktereve ka një sinergji herë të dukshme, herë të fshehtë. Ato sillen rreth fatit tragjik të Veronikës, e cila, shndërrohet në një metaforë të fatit të Slovenisë që me ardhjen në pushtet të komunistëve të Titos bie pre e diktaturës. Nga një tjetër këndvështrim të pesë këta personazhe kanë të përbashkët edhe fatin e humbësit. Me fjalë të tjera Radovanoviçi, oficeri serb humbet të dashurën, Veronikën e tok me të edhe luftën; e ëma e Veronikës, Josipina humbet të bijën dhe gjithçka tjetër: rrethin shoqëror, mall e katandi, reputacion etj.; Jozhi, kamerierja humbet miken dhe mirëbërësen e saj; Hubmayeri, mjeku oficer, humbet femrën që adhuron dhe luftën; dhe i fundit, njeriu që në një pamje të parë ngjan si i vetmi fitimtar i kësaj historie, ish-punëtori i fermës, Jeraneku, humbet idealin për ndërtimin e një shoqërie të re, të drejtë e të barabartë, duke u zhgënjyer keqazi nga rrjedha e ngjarjeve.
Veronika është një libertine po ta njohim nga afër dhe të shohim se pasionet e saj janë të mëdha, madje edhe më të mëdha e të fuqishme se dashuria për burrat: ajo kalëron si ulan polak, adhuron artin dhe është femra e parë që merr patentën për pilote. Ajo është një rebele që sfidon rregullat dhe moralin e një shoqërie që i gjykon gjërat vetëm nga aparenca.
Diku Balzaku thotë: “Të duash femrat e bukura dhe të luftosh vesin është njëlloj sikur të duash fluturat dhe të zhdukësh fshikëzat prej të cilave flutura lind”. Në sytë e mi e tillë është Veronika, flutura e brishtë, magjepsëse që lind nga fshikëza e vesit dhe dëshiron të jetojë e lirë.
Romani i Jançarit në thelb është një histori dashurie e pamundur. Alegoria e një Ana Karenine ballkanike dhe një kont Vronski serb. Veronika braktis Stevon për t’u rikthyer te Leoja, i shoqi i saj me të cilin si në një komedi të Branisllav Nushiçit kurorëzohet për herë të dytë me burrin e ligjshëm... këtë herë të lidhur ironikisht me zinxhirë në mënyrë që vetëm vdekja mund t’i ndajë. Ashtu siç edhe ndodh në të vërtetë. Të dy këta njerëz paqësorë e disi naivë pushkatohen nga partizanët si bashkëpunëtorë të nazistëve. Një ironi e fatit njerëzor.
Në një farë mënyre ky është edhe një roman metaforash. Metafora e aligatorit të balsamosur që Veronika mbante në shtëpi; e aligatorit me të cilin ajo shëtiste rrugëve të qytetit të Mariborit; e aligatorit që u balsamos ngase një ditë kafshoi të shoqin në vaskë. Për Veronikën aligatori ose kali më pas janë metafora e meshkujve që ajo i përdor, zbavitet me ta dhe më pas i braktis për të gjetur një tjetër objekt zbavitës. Një tjetër metaforë është ajo e bretkosës së zgërlaqur në mes të rrugës; ashtu një ditë rrota e historisë do ta shtypë Veronikën, të shoqin dhe njerëz të tjerë të pafajshëm, duke i shndërruar në viktima të absurditetit dhe të marrëzisë njerëzore. Si në një këngë melankolike të kënduar në një mejhane ballkanike nga një këngëtar zëngjirur prej pijes dhe këngës, jehojnë si refren vargjet: “ç’të bëjmë, kur rinia kalon… “.
Dhe në fund dy fjalë edhe për përkthimin në një shqipe të rrjedhshme të Nikollë Berishajt, e këtij ambasadori kulturash, siç ma ka ënda t’i quaj përkthyesit, edhe pse shpesh puna dhe misioni që kryejnë nuk vlerësohet sa e siç duhet nga kjo nahija jonë ballkanike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38