Flash News

KRYESORE

Sugjerimi i Majkos dhe Çuçit: Negociatat Rama – Basha të udhëhiqen nga Ilir Meta

Kur kanë kaluar më shumë se dy jave nga vendimi i opozitës për djegien e mandateve, mazhoranca duket se po tërhiqet, e vetëdijshme se pa dialog situata mund të agravojë më tej.

Pas qëndrimit të kryeministrit në Samitin e Dytë të Diasporës, ku la të kuptohej se ishte gati të fliste me Bashën dhe Kryemadhin, në të njëjtën linjë janë shfaqur edhe dy ministrat: Pandeli Majko dhe Blendi Çuçi. Ata madje guxuan të përmendin edhe emrin e presidentit Ilir Meta, si personi i duhur për të ulur palët ne nje tavoline te perbashket.

Ministri për Diasporës, në përgjigje të interesit të gazetareve, sqaroi se presidenti Ilir Meta do të ishte i mirëpritur nga të gjithë. “Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, deklaroi Majko.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi që në rubrikën ‘Opinion’ ne News 24, pranoi se ata nuk kanë asnjë lloj kompleksiteti nëse kreu i Shtetit Ilir Meta merr rolin e negociatorit.

Vetë kryeministri ka përmendur shprehjen e tij të famshme: “Kur do flasim”. Ne s’kemi pasur kompleks nga Presidenti. Ai ka treguar se nuk është shumë komod me zgjedhjet tona, edhe pse ka qenë në shkelje të Kushtetues, ka pasur kompleks ta pranojë këtë”, u shpreh Çuçi.

Të fundit