Flash News

KRYESORE

Sugjerimi i ministrit Çuçi për 60 kryebashkiakët e PS: Shtoni nga një nënkryetar

Sugjerimi i ministrit Çuçi për 60 kryebashkiakët e PS:

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u propozon 60 kryebashkiakëve të rinj të Partisë Socialiste emërimin e një nën/kryetari të posaçëm, që të merret me punët e bujqësisë.

Apeli i kreut të Bujqësisë u bë gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për ujitjen në 4 bashki. Sipas tij, emërimi i një nënkryetari vetëm për bujqësinë mund të jetë një mundësi më shumë për të kontrolluar përdorimin e pesticideve nga fermerët.

Përfitoj nga rasti që ti bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive që të fokusohen dhe ti kushtojnë një zëvendëskryetar të posaçëm që duhet të merret vetëm me çështjet e bujqësisë. Është një nga aspektet më të rëndësishme që do ndikojnë në zhvillimin e gjithë bashkisë”, sugjeroi Çuçi.

Të fundit