Flash News

KRYESORE

“Sukses kishit vetëm birrat”, Balla debat me gazetarët për vizitën e Ramës në Gjermani: I ndodhi edhe kryeministres serbe

“Sukses kishit vetëm birrat”, Balla debat me gazetarët

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka debatuar me gazetarët në studion e ‘Open’, lidhur me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Gjermani, delegacion në të cilin bënte pjesë edhe ai vetë.

Pas debateve në media se Rama nuk u prit nga kancelarja Merkel, Balla thotë se në Gjermani ishin si të ftuar në një prej konferencave më të rëndësishme të super-korporatave gjermane, por ka ndeshur me debatin e gazetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Arion Sulo.

Balla: Ne ishim të ftuar në një prej konferencave më të rëndësishme të super-korporatave gjermane. E kishim edhe kryeministren serbe pranë dhe nuk di që në Serbi u tha se ajo ishte në Gjermani dhe nuk u takua me Merkel. Në Berlin patëm një ndalesë dhe ishim të ftuar në një darkë me të ftuar nderi kryeministrin.

Gjekmarkaj: U braktis nga kryesorët e CDU në shenjë proteste për reformën zgjedhore. Sukses përmend vetëm birrat që keni pirë. Nuk morët as premtim, as negociata.

Balla: Bëj zhurmë, bëj zhurmë

Gjekmarkaj: Kryeministri na gënjen ne, por jo Merkel

Balla: I kemi marrëdhëniet shumë të mira me Gjermani, pres që në vijim të kërkoni ndjesë. Nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Jam shpresëplotë që konferenca ndërqeveritare do zhvillohet pothuajse në të njëjtën kohë për të dyja vendet.

Arion Sulo: Raportimet janë se Shkupi nuk ka problem date.

 

Të fundit