Flash News

KRYESORE

Suksesi dhe fitimet nga "2 gisht mjaltë", Ermal Mamaqi nis punën për një tjetër film

Suksesi dhe fitimet nga "2 gisht mjaltë", Ermal Mamaqi nis

"2 gisht mjaltë" rezultoi një sukses i vërtetë për Ermal Mamaqin. Filmi i zhanrit komedi kishte një bum shitjesh në Kosovë e Shqipëri dhe gjithashtu edhe jashtë trojeve shqiptare.

"2 gisht mjaltë” u transmetua në të gjitha kinematë e Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe bumi i shitjeve të biletave ishte po i njëjtë si në Shqipëri apo Kosovë. Siç duket ky sukses e ka shtyrë Ermal Mamaqin të mendojë për prodhimin e një filmi tjetër.

“Xing.al” ka mësuar se aktori i njohur dhe “Mamaqi Production” ka gati një projekt të ri kinematografik që pritet të rrëmbejë vëmendjen njësoj si “2 gisht mjaltë”. Për këtë film të ri është përzgjedhur edhe kasti i aktorëve, por emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.

Thuhet se puna për xhirimet e tij kanë nisur dhe shumë shpejt do të shfaqet premiera në kinematë shqiptare. Megjithatë ka ende shumë detaje për filmin e ri që priten të zbulohen në ditët në vijim.

Të fundit