Flash News

KRYESORE

Suksesi i radhës për dy aktorët e preferuar të publikut ‘Cesur’ dhe ‘Melek’, bashkë në serialin e ri

Është një nga aktorët e preferuar turk në të gjithë botën, e sidomos për gjininë femërore. Projekti i fundit i Kivanc Tatlitug ishte seriale “Cesuri dhe e Bukura”, që ka përfunduar xhirimet vitin e shkuar në Turqi, por ende po transmetohet në disa vende të botës, përfshirë dhe në Shqipëri.

Por ai do të vijë me një tjetër projekt të ri dhe gjejeni se kush do të luaje përkrah tij? Bëhet fjalë për aktoren 27-vjeçare, Bensu Soral. Bensu njihet si “Melek” që ka luajtur në serialin “Icerde” si e dashura e Sarpit. Ajo po ashtu është një nga aktoret femra më të dashura turke.

Telenovela e radhës ku protagonist do të jetë  ylli i kinemasë turke do të mbajë titullin “Organize Isler” dhe bashkëpunon me regjisorin Yilmaz Erdogan. Me dyshen simpatike, telenovela e re turke pritet të jetë një sukses i vërtetë.

Të fundit