Flash News

KRYESORE

Suksesi nuk ka të mbaruar për Salah, merr një tjetër çmim të rëndësishëm

Suksesi nuk ka të mbaruar për Salah, merr një tjetër

Futbollisti egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, pasi u shpall lojtari më i mirë i vitit në Premier League, ka arritur të fitojë një tjetër çmim.

Salah është shpallur gjithashtu lojtari më i mirë i vitit nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë, ku vetëm këtë sezon ka arritur të shënojë 31 gola në 34 ndeshje, duke u bërë kështu edhe një nga pretendentët e Këpucës së Artë.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë ka renditur në vendin e dytë mesfushorin e Manchester City-t, Kevin de Bruyne, ndërsa sulmuesi i Tottheham Harry Kane u rëndit i treti.

Ndërkohë në ‘Champions League’ ai ka arritur në kuotën e 10 golave.

Të fundit