Flash News

KRYESORE

Suli e nis punën duke denoncuar Mziun për një leje, ndërhyn pronari: Tokën e kam të trashëguar

Suli e nis punën duke denoncuar Mziun për një leje, ndërhyn

Kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli, e ka nisur detyren duke denoncuar Xhelal Mziun, se 8 ditë para largimit nga zyra ka dhënë leje për ndërtimin e një objekti për përpunimin e produkteve bujqësore që do të ngrihet në Paskuqan, por sipas Sulit, vendimi i Mziut është kriminal.

“Kemi një leje ndërtimi të dhënë më 29.7.2019, pra flasim 8 ditë përpara marrjes së mandatit tim. Kemi një plan të detajuar vendor të 2013-ës që është aktiv. Këtu është planifikuar për park kombëtar. Nga ana tjetër është menduar që bulevardi kryesor i Tiranës do të vijë te liqeni ku jemi ne. Ky vendim, kjo leje është kriminale”, tha Suli.

Sipas Sulit, në atë zonë ka shtëpi që nuk u është dhënë leja e legalizimit, por në të njëjtën kohë është dhënë leja e ndërtimit për këtë objekt të ri. “Do të ngrihet padi pranë Prokurorisë së Tiranës dhe kam bindje se prokuroria do ta hetojë në detaje, që nga prona deri te leja e ndërtimit”, shtoi Suli në një transmetim direkt për Top Channel.

Ndërkohë që kryebashkiaku fliste përpara mediave, ka ndërhyrë “live” pronari i objektit të denoncuar. Ai ka theksuar se tokën e ka të trashëguar dhe nuk mban përgjegjësi për procedurat e lejes.

Të fundit