Flash News

KRYESORE

‘Sulltan’ Alijevi, 2.9 miliardë euro ‘para nën dorë’ për politikanë të lartë europianë. PE nis hetimet.  A ju kujtohen akuzat e Bashës për ‘zhagen me para”?

‘Sulltan’ Alijevi, 2.9 miliardë euro ‘para nën

Politikanë të lartë europianë, përfshirë një aleate të ngushtë të kancelares gjermane, Merkel, kanë marrë para nga regjimi autoritarist i Azerbajxhanit.

Britanikja The Guardian raporton se këto fakte i kanë krijuar shqetësim Merkelit, e cila ishte përkrah të dyshuarës Karin Strenz, një anëtare Kristian- demokrate e parlamentit, në fushatë në qytetin e Wismar-it.

Sipas gjemanes Suddetesche Zeitung, Strenz është paguar ndërmjet 7 mijë dhe 15 mijë eurove, që i janë dërguar nëpërmjet Eduard Lintnerit, një ish-deputet gjerman dhe lobist për Azarbajxhanin.

Strenz, shkruan The Guardian, ka refuzuar të komentojë, duke mos iu përgjigjur emaileve të gazetës. (Mediat europiane raportojnë ndërkohë se Strenz ka dhënë dorëheqjen).

Lintner, thekson gazeta, është një prej europianëve të njohur që ka marrë shuma të mëdha parash nga një skemë e pagëzuar ‘Lavanteria Azere’, e ekspozuar këtë javë nga The Guardian.  Litner i ka pranuar pagesat duke thënë se nuk ua dinte burimin origjinal. Sipas burimeve të gazettes, regjimi azer ka përdorur 2.9 miliard euro për të heshtur kritikët e regjimit, duke u dhënë politikanëve të lartë europianë para nën dorë.

Për ironi, Strenz, në qershor 2015 ka qenë e vertmja deputete gjermna që ka votuar kundër një mocioni parlamentar që kërkonte lirimin e të burgosurve politikë në Azerbajxhan, përfshirë edhe disa gazetarë. Gjithashtu, ajo i quajti të rregullta zgjedhjet në Azerbajxhan, ndryshe nga vëzhguesit e tjerë që ishin kritikë.  

Një parlamentar belg dha dorëheqjen nga Këshilli i Europës pasi u zbulua se ishte përfshirë në të njëjtën skemë.

Parlamenti europian, javën që shkoi vendosi të hapte një hetim për skemën e ‘Lavanteria Azere’.   

Akuzat për përfshirje të politikanëve dhe diplomatëve të lartë të huaj në mbështetje të pushtetit, nuk janë të panjohura për Shqipërinë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar disa herë gjatë protestës opozitare së shkurt-majit,  heshtjen e europianëve përballë kanabizimit dhe mbështetjes së hapur për qeverinë Rama. Sipas Bashës influencimi bëhej me anë të parave. “Kanë marrë zhagen me para”, përsëriste lideri i opozitës. Një akuzë që shumë vetëve atëkohë u dukje e ekzagjeruar.

Koha dhe faktet duket se thonë të kundërtën. Më shumë se teprim ka patur informacion.

 

Të fundit