Flash News

KRYESORE

Sulm brutal ndaj Arbana Xharrës, gazetarja rrihet pas kthimit nga Tirana

Gazetarja Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 1 pas mesnate në një parking në Prishtinë, duke u rrahur brutalisht nga disa agresorë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, pasi ishte si e ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Pas hyrjes në PDK, Xharra ishte kthyer në object sulmesh verbale nga militantët e partive të tjera.

Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri” edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal. Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.

Ajo është dërguar në spital nga familjarët e saj. Pas dhënies se mjekimit mësohet se Xharra është larguar nga spitali dhe ka shkuar në banesën e saj, ku gjendje e saj shëndetësore për momentin është e qëndrueshme.

Të fundit