Flash News

KRYESORE

Sulm i orkestruar ndaj dy regjisorëve; Top Channel, Ora News dhe Balkanweb publikojnë lajmin ‘copy paste’ për Çipin dhe Budinën

Kastriot Çipi dhe Robert Budina janë dy prej regjisorëve që protestojnë prej ditësh kundër planeve të Qeverisë për të shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Ditën e sotme ata janë gjendur përballë një sulmi të orkestruar që mesa duket është organizuar nga mbështetësit e planit për shembjen e teatrit dhe ngritjen e gjashtë kullave nga kompania ‘Fusha’.

Top Channel, Ora News, Balkanweb, gazeta Dita dhe gazeta Tema kanë publikuar një faksimile të vendimit të Gjykatës së Tiranës, të vitit 2006-të, ku rezulton se Çipi dhe Budina detyrohen të kthejnë shumën që kishin përfituar për realizimin e një filmi.

Ora News, Balkanweb, Dita dhe Tema kanë publikuar të njëjtin tekst, siç u ka ardhur i gatshëm, dhe ku Kastriot Çipi dhe Robert Budina konsiderohen “dy drejtuesit e protestës së Partisë Demokratike për teatrin”, ndërsa Top Channel ka bërë disa ndërhyrje duke shmangur disi ‘copy paste’-in.

Që ky lajm ka dalë nga një prej zyrave të propagandës qeveritare konfirmohet edhe nga fakti se nuk bëhet i ditur emri i gazetarit dhe as medias së parë që e ka publikuar. Në tekstin e këtyre mediave flitet për një gazetë që e ka publikuar vendimin, por emri i gazetës nuk bëhet i ditur.

Sulmi qeveritar, reagon regjisori Kastriot Çipi: Çfarë më tha Edi Rama që në vitin 2000

Top Channel

Ora News

Gazeta Dita

Gazeta Tema

Balkanweb

Të fundit