Flash News

KRYESORE

'Sulm i turpshëm ndaj kompanisë 'Rozafa", Balla akuza PD: Rast të përsëritur i politikës së haraçit të sojit "Lucky" Luçiano

Dhjetra punonjës të “Rozafa Fish” kanë protestuar paraditen e sotme kundër pretendimeve të banorëve për ndotjen që shkakton kompania në atë territor, duke iu dëmtuar të mbjellat, dhe akuzave se ajo synon t’u marrë tokat.

Pikërisht për këtë fakt, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i cili ka mbështetur punonjësit e këtij biznesi.

Ndërsa e cilëson këtë një sulm të turpshëm të PD-së, Balla ka hedhur akuza ndaj ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi, duke theksuar se ky është “një rast të përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano”. Sipas Ballës, kjo lloj qasje anti-shqiptare duhet të ndalojë menjëherë.

“Photo of the Day: Sulmi i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Rozafa, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano. Në këto kohë të vështira kur çdo prodhim “made in Albania” duhet mbrojtur, kjo lloj qasje anti-shqiptare e lidershipit rrugë-humbur të PD që gënjen ditën për diellë duhet të ndalojë menjëherë”, shkruan Balla.

Të fundit