Flash News

KRYESORE

Sulm me armë ndaj 19 vjeçarit në Laç, plagoset rëndë

Sulm me armë ndaj 19 vjeçarit në Laç, plagoset

Një 19 vjeçar u plagos me armë zjarri në mbasditen e sotme në Laç. Ai është, Edon Martini, nga Fushë Kuqja e Kurbinit, djali i xhaxhait të Ervis Martinit, emër i njohur për policinë në vend. Martini u qëllua me armë pasditen e sotme në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1.

Ndaj tij u dha ndihma e parë dhe u dërgua në spitalin rajonal e më pas në Tiranë në Spitalin ushtarak, për një ndërhyrje të specializuar. 19 vjeçari është qëlluar disa herë dhe nuk e ka kaluar gjendjen e vështirë.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa po punon për arrestimin autorëve. Ervis Martini ka qenë në qendër të lajmeve në mediat e vendit, pasi u përfshi në një përplasje me armë zjarri në një lokal në bllok në kryeqytet. Në atë ngjarje, humbi jetën një person, ndërsa vetë Martini u plagos. Gjykata e la në burg, ndërsa ai u lirua 7 muaj më pas kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekëve të reja.

Të fundit