Flash News

KRYESORE

Sulm me armë ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, humb jetën një prej tyre

Sulm me armë ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, humb

Një sulm me armë ndaj dy vëllezërve ka lënë të vdekur njërin prej tyre, ndërsa tjetri u plagos. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e sotme në Tepelenë, në dalje të qytetit.

Sipas policisë, humbi jetën nga plagët e marra, 46-vjeçari Artur Bresha, ndërsa u plagos vëllai i tij Artan Bresha. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën, paso mori një plumb në këmbë.

Viktima punonte roje në një kompani inertesh.

Policia po punon mbi zbardhjen e plotë të atentatit ndaj dy vëllezërve, ndërkohë që dyshohet se konflikti nisi pas një përplasjeje banale.

Të fundit