Flash News

KRYESORE

Sulm me armë pranë selisë së ‘You Tube’, disa të plagosur në Kaliforni

Sulm me armë pranë selisë së ‘You Tube’, disa

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së martës në SHBA, pranë selisë rrjetit social “Youtube” në San Bruno, në veri të Kalifornisë.

Zyrtarë të Shëndetësisë thanë për televizionin lokal, “KTVU” se kanë pritur një fluks pacientësh me armë zjarri, por pa dhënë detaje të hollësishme.

https://www.facebook.com/ktvu/videos/10155546949247061/

Policia njoftoi përmes “Twitter”-it se ishte duke iu përgjigjur një rasti të mundshëm agresioni me armë, ndërsa edhe autoambulancat shkuan shpejt në vendngjarje. Publiku në zonën përreth u paralajmërua të qëndronte sa më larg ndodhive.

Ndërkohë, një pjesë e stafit të “Youtube” reaguan online duke thënë se agresori që kishte shtënë me armë ishte në arrati, por kjo nuk konfirmohet nga policia.

Të fundit