Flash News

KRYESORE

Sulm me raketa në bazën ajrore në Irak, plagosen katër oficerë

Sulm me raketa në bazën ajrore në Irak, plagosen katër

Tetë raketa katjushka goditën bazën ajrore “Balad” në Irak mbrëmjen e sotme, duke plagosur katër oficerë irakianë të forcave ajrore. Lajmi u bë i ditur  nga ushtria irakiane, raportin CNN.

Në bazën ajrore “Balad”, ndodhen ushtarë amerikanë si edhe punonjës të tjerë të kontraktuar të huaj, e cila ndodhet 74 km në veri të Bagdadit.

Sulmi ndodhi vetëm disa ditë pasi 20 raketa katjushka goditën dy baza amerikane në Irak, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Irani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassim Soleimani, një nga figurat më të rëndësishme në vend.

Ndërkohë që në Iran situata është e tensionuar, pas rrëzimit të avionit ukrainas me 176 persona në bord, me protestuesit që duan dorëheqjen e udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Khamenei.

Të fundit