Flash News

KRYESORE

Sulm me thikë në shkollën fillore, plagosen 20 nxënës

Sulm me thikë në shkollën fillore, plagosen 20 nxënës

Një burrë ka goditur me thikë 20 nxënës, në një shkollë fillore në Kinë. Sipas mediave kineze, tre prej fëmijëve kanë marrë plagë serioze.

Sulmi ndodhi sot rreth orës lokale 11:15, në lagjen Xicheng në Pekin. Tre fëmijët që morën plagë më të rënda, janë dërguar menjëherë në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Forcat policore kanë arrestuar agresorin dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit