Flash News

KRYESORE

“Sulm në ALUIZNI-in e Durrësit, hidhet gaz lotsjellës. Djali i ministrit gris dosjet”

“Sulm në ALUIZNI-in e Durrësit, hidhet gaz lotsjellës.

Një mesazh i mbërritur në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha përshkruan një gjendje të jashtëzakonshme në ambientetet e ALUIZNI-t në qytetin e Durrësit.

Berisha ka publikuar mesazhin në faqen e tij dhe shprehet se në këtë institucion ka ndodhur “sulm kriminal mafioz me gaz lotsjellës”.

Sipas denoncimit, ish-drejtori i ALUIZNI-t ka dhënë sot dorëheqjen dhe së bashku me grupin e LSI, të ndihmuar edhe nga djali i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, janë duke grisur dosjet.

Postimi i Berishës:

Qytetari dixhital denoncon:

Sulm kriminal mafioz me gaz lotjselles ne Aluiznin e Durresit. Lexoni me poshte mesazhin e sapo mberritur. sb

22/05/2017, 15:40:33: ‪Pershendetje Doktor. Sapo po ndodh tani me Durres ne zyrat e Aluizmit esht hedhur gaz lotsjelles. Ambulancat ikin e vijn duke cuar personelin ne spital. Dua te theksoj qe ish drejtori i aluizmit sot ka dhen dorehqen por gjith diten me grupin e tij te LSI dhe bashke me te birin e Lefter Kokes po grisin dosje pa fund. Deri sa ndodhi kjo e fundit tani. Duhet urgjent te nderhyje prokuroriA. Perqafime

Të fundit