Flash News

KRYESORE

Sulm në Prokurorinë e Vlorës, prokurori goditet në kokë dhe në fytyrë nga një person me kapuç

Sulm në Prokurorinë e Vlorës, prokurori goditet në kokë

Një prej prokurorëve të Vlorës ka rënë sot pre e një sulmi fizik. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Prokurorisë së këtij qarku, rreth orës 14:00, kur një person rreth 60 vjeç, i cili mbante një kapuç në kokë, ka goditur prokurorin në fytyrë dhe në kokë, për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Dyshohet se shkak është bërë pakënaqësia e personit për një çështje që lidhet me pronësinë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia është vënë në kërkim të autorit.

Të fundit