Flash News

KRYESORE

Sulm pas koncertit të Bruno Mars, furgoni futet mes turmës, raportohet për të vdekur

Sulm pas koncertit të Bruno Mars, furgoni futet mes turmës, raportohet

Një i vdekur e 4 të plagosur raportohet deri tani si bilanci i një ngjarje të rëndë të ndodhur në Landgraaf, në Holandë, pasi kishte përfunduar koncerti i Bruno Mars, në Pinkpop Festival.

Sipas mediave ndërkombëtare, një furgon me ngjyrë të bardhë ka hyrë përmes turmës një njerëzve dhe ka shkaktuar deri tani të paktën vdekjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve. Pas sulmit, shoferi i furgonit është arratisur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Ditën e djeshme pati dy ngjarje të ngjashme. Një në Francë, ku një grua qëlloi me thikë dy persona dhe para ngjarjes thirri “Allahu Ekbar”, si dhe në Art Festival në New Jersey në SHBA, ku një person hapi zjarr dhe për pasojë një person humbi jetën e 20 të tjerë u plagosën.

Ditën kur nisi kampionati botëror “Rusi 2018”, ISIS paralajmëroi se stadiumet do të përgjakeshin dhe se ky kampionat nuk do të mbyllej pa gjakderdhje.

Të fundit