Flash News

KRYESORE

Video/ Sulm terrorist në Francë? Makina përplas 6 ushtarë, kryebashkiaku: Akt i qëllimshëm

Video/ Sulm terrorist në Francë? Makina përplas 6 ushtarë,

Gjashtë ushtarë francezë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur në rrugë nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën veriperëndimore të Parisit, ndërkohë që policia është duke zhvilluar një operacion për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Ende nuk dihet  nëse ngjarja po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist, por dy prej ushtarëvë të plagosur raportohet të jenë në gjendje të rëndë, ndërkohë që kryebashkiaku i Levallois-Perret, Patrick Balkany, tha se incidenti ishte 'pa asnjë dyshim' i qëllimshëm.

"Është një akt i neveritshëm i agresionit," i tha Balkany për "BFM TV".

Ushtarët janë pjesë e Opération Sentinelle, një operacion anti-terrorizmi i vendosur pas sulmeve të vitit 2015 në Paris.

Të fundit