Flash News

KRYESORE

Sulm terrorist në Paris, disa të plagosur, autori vritet nga policia

Sulm terrorist në Paris, disa të plagosur, autori vritet nga policia

Panik në kryeqytetin francez, në Paris.

Një sulm terrorist ka lënë të plagosur 8 persona. Sipas mediave ndërkombëtare, njëri nga dy autorët është neutralizuar me armë zjarri, ndërsa më herët kishin qëlluar me thikë kalimtarë të rastit në zonën e Operës në qendër të Parisit.

Gjatë kësaj kohe, autorët thërrisnin “Allahu Akbar” “Zoti është i madh”.

Si pasojë e incidentit, paniku mbërtheu me qindra persona që ishin në zonë, të cilët ia mbathën duke u strehuar ku të mundeshin si restorantet apo dyqanet aty pranë.

Disa  orë pas ngjarjes ISIS mori përgjegjësinë e sulmit, ndërsa autori i ekzekutuar ishte nga Çeçenia.

 

Të fundit