Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sulmet e Veliut ndaj nënës së një fëmije të dhunuar ngrenë pikëpyetje mbi policinë/ A po cënohet privatësia?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sulmoi të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga oficerë policie dy javë më parë, duke sugjeruar se fëmija i dhunuar vjen nga një familje me moral të keq dhe e përdori këtë argument për të justifikuar dhunën. Sulmi verbal i Veliut u konsiderua si kërcënim nga Zaida Çobo, nëna e fëmijës së dhunuar ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm e cilësuan si skandaloze sjelljen e kryepolicit në parlament.
Veliu, i cili është drejtor i policisë që nga viti 2018, u pyet në komisionin parlamentar të sigurisë të premten në lidhje me një ngjarje të 15 majit, kur një qytetar xhiroi me celular momentet kur katër oficerë policie dhunonin një adoleshent pasi ky i fundit kishte shkelur orarin e ndalim-qarkullimit të vendosur në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit.
Policia ka deklaruar se ka pezulluar një nga oficerët e shfaqur në video dhe se ka hapur hetime të brendshme disiplinore. Veliu duket se vijoi në të njëjtën politikë, duke ngritur pikëpyetje të pabazuar në fakte nëse djali i dhunuar i ishte bindur apo jo urdhërave të oficerëve të policisë.
“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar. Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja?”, deklaroi Veliu para deputetëve, para se të hapte celularin e tij për të treguar një video.
“Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, deklaroi Veliu para deputetëve.
E ëma e fëmijës së dhunuar, Zaida Çobo – me profesion aktore, deklaroi pas aludimeve të kryepolicit se videoja është e vërtetë dhe se ajo është një dubël e realizuar gjatë xhirimeve të një filmi, në të cilën, një pistoletë lodër është përdorur nga Çobo.
Veliu u përball menjëherë me një ortek kritikash dhe kërkesa për dorëheqje.
Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë ishte një nga personat e tronditur nga komentet e Veliut.
“Drejtori i Policisë fyu, denigroi dhe cënoi jetën private të një 15 vjeçari. Ai mori në mbrojtje dhunuesit e tij. Shfaqja e drejtorit Veliu ishte jo etike, jo ligjore, jo demokratike. Ai duhet të kërkojë ndjesë familjes dhe publikut. Nëse jo ai meriton reagim & largim sa më parë,” deklaroi Krasniqi në Twitter.
“Ajo që bëri sot policia është dhunim për të dytën herë!” shkroi Mirela Ruko, një aktiviste.
Policia e shtetit dhe policia bashkiake e Tiranës janë vënë nën akuza të përsëritura gjatë javëve të fundit për dhunim të qytetarëve.
Pikëpyetje ngrihen mbi funksionimin e logjikës formale të z. Veliu, i cili duket se sugjeroi se policia mund të jetë e justifikuar të dhunojë një fëmijë nëse ai vjen nga një familje ku e ëma luan me një pistoletë në video.
Një mënyrë e tillë e të menduarit me përgjegjësi familjare, është fenomen tipik i kohës së Komunizmit, ku qytetarët mbaheshin përgjegjës jo thjeshtë për çfarë bënin, por edhe se nga çfarë familjeje vinin.
Dhe gjithashtu duket e pashpjegueshme se me çfarë të drejte z. Veliu ka marrë përsipër të gërmojë në jetën private të të ëmës së një qytetari të dhunuar me synimin final për të justifikuar në ndonjë farë mënyre policët dhunues.
Videoja në fjalë është publikuar në Instagram më 18 Shtator 2017. Kjo sugjeron që z. Veliu duhet të ketë gërmuar shumë thellë në jetën private të një qytetareve, “faji” i së cilës është që është mamaja e një fëmije të dhunuar nga disa policë.
Ministria e Brendshme ka kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë të dominuar nga socialistët që të bënë ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, duke i lejuar kësaj të fundit të kryejë përgjime pa mbikëqyrje gjyqësore, një ligj që sipas shumë ekspertëve, është haptazi anti-kushtetues dhe në shkelje të Kartës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Por në kuadër të shembullit të dhënë nga z. Veliu, me gjurmim të jetës private të një qytetareje në mbrotje të dhunës policore, pikëpyetje ngrihen se çfarë do të jetë e aftë të bëjë policia pasi të ketë të drejtë të kryejë edhe përgjime./Birn
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38