Flash News

KRYESORE

Sulmet mafioze të viteve 92-94/ Silvio Berluskoni hetohet për atentatin ndaj gazetarit Mauricio Costanco

Sulmet mafioze të viteve 92-94/ Silvio Berluskoni hetohet për

Mes akuzave ndaj ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni, është shtuar edhe ajo për atentatin e dështuar ndaj gazetarit Maurizio Costanzo, i cili me 14 maj 1993 i shpëtoi shpërthimit të një makine-bombë në Romë.

Kjo është ajo që del nga dokumentacioni i lëshuar nga prokurorët e Firences për avokatët e ish-kryetarit të këshillit, të depozituar në Gjykatën e Palermos në gjyqin për negociatat shtetërore-mafioze.

Dokumentacioni u kërkua nga avokatët e ish-kryeministrit në funksion të depozitimit që Berluskoni duhej të bënte në procesin e negociatave.

Pas kësaj kërkese prokurori Publik të Toskanës ka rihapur hetimin për sezonin tragjik që përfshin sulme të Cosa Nostra-s në Milano, Firence dhe Romë në vitin 1993. Për sa i përket përpjekjes së dështuar për të vrarë gazetarin italian në Olimpico në vitin 1994, prokurori paraqiti një listë me krimet e supozuara të themeluesit të Partisë Forza Italia.

Përveç autobombës ndaj Costanzo-s, Berluskonit i ‘faturohet’ edhe vrasja e mbetur në tentativë e të penduarit Salvatore Contorno në 14 prill të vitit 1994 në Fornello.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit e Palermos, e cila monitoron gjyqin e shkallës së dytë për të ashtuquajturin bisedime shtetërore-mafioze, njoftoi në seancën e sotme se pasi të dëgjojë akuzën dhe mbrojtjen, më 3 tetor, do të vendosë se në cilin aspekt juridik do ta ‘dëgjojë’ Silvio Berluskonin që do të dëshmojë të enjten e ardhshme në mbrojtje të të pandehurit Dell’Utri./La Republica/

Të fundit