Flash News

KRYESORE

Sulmet ndaj gazetarëve, Deklarata e fortë e Berishës: Klosi udhëroi të më vinin bombë

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë duke marrë shkas nga kërcënimet ndaj kreut të KQZ, Klement Zguri dhe studiuesit Aurel Plasari, si dhe sulmet ndaj analistit Fatos Lubonja dhe gazetarit Enver Doçi.

Berisha shkruan në “Facebook” se të gjitha këto sulme terroriste dhe kërcënime po bëhen nga mafia e Edi Ramës.

“E them kete se hakmarrja primitive e skizoidit ka kufinj vetem elektroshokun dhe kjo hakmarrje ka rene edhe mbi ta per faktin se Plasari, Lubonja dhe Zguri me shkrimet, prononcimet e tyre kane damkosur keq kreun e meduzes kurse Zguri damkosi farsen moniste antidemokratike antikushtetuese nga pozitat e kryetarit te KQZ. Ndersa gazetari Enver Doci u godit sepse po denonconte live aktet e dhunes shtazore te narkopolicve ndaj qytetarve”, shkruan Berisha.

Një akuzë të fortë ai e ka lëshuar edhe ndaj ish kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Sipas Berishës, kur Klosi drejtonte Shërbimin Inteligjent urdhëroi një person të hidhte bombë në apartamentin e tij.

“Po rikujtoj ketu se nje person si keta perzgjodhi vite me pare krimineli dhe agjenti i sherbimeve armike Fatos Klosi per te hedhur bomben tek apartanenti im por qe i shpertheu ne dore dhe i mori jeten”, shkruan ish kryeministri.

Të fundit