Flash News

KRYESORE

Sulmet ndaj gazetarit Olldashi, kolegu: Ka bërë punë më të mirë se prokuroria; roli i PD në këtë çështje

Sulmet ndaj gazetarit Olldashi, kolegu: Ka bërë punë më

Gazetari Artur Çani ka deklaruar se këto ditë ka dëgjuar gjëra të turpshme për gazetarin Jetmir Olldashi nga kolegë të ndryshëm, duke shtuar se ai ka bërë një punë shumë të mirë investigative.

“Ka qenë vetëm një gazetar i vetëm, me iniciativën e tij që e ka bërë, dhe unë kam lexuar gjëra të turpshme që ka shkruar një koleg për një tjetër. Unë them këtë punë duhej ta kishte bërë Prokuroria. Ai ka bërë një punë shumë të mirë”, pohoi gazetari Çani për ‘Fax News’.

I pyetur se kush ishte bërë regjistrimi, Çani tha se kontaketet me Albert Veliun, gazetari Olldashi i ka filluar që në tetor 2017 dhe pasi ka parë që ato që thoshte ‘Babalja’ përputheshin ka bërë dhe investigimin.

Artur Çani u shpreh se PD-së i është dorëzuar materiali në mars nga gazetari. “Kjo pyetje është mirë që ti drejtohet Jetmirit, në fillim ai ka pasur kontakte në tetor 2017, ka filluar kontaktet me ‘Babalen’ dhe në fund kur ka parë që gjërat që thoshte përputheshin ka vendosur ta ndërmarrë këtë veprim, dhe më pas nga marsi duke menduar që Babalja mund ta zbulonte dhe nuk kishte besim tek Prokuroria e ka çuar në PD”, tha ai.

“Jetmiri ka bërë gazetari investigative, po të ishte bërë për PD-në do ishin më cilësore. Jemi duke folur për vëllain e ministrit të Brendshëm, e di si e thërrasin në Vlorë ‘Pashai’. Ai ka bërë një punë të vështirë dhe duan cilësi këto”, shtoi Çani.

Sot gazetari Olldashi ka dhënë dëshminë e tij dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dëshmuan më herët dhe tre zyrtarë të PD-së.

Të fundit