Flash News

KRYESORE

Sulmet terroriste në Zelandën e Re/Shkon në 49 numri i viktimave, detaje të reja mbi ngjarjen

Sulmet terroriste në Zelandën e Re/Shkon në 49 numri i viktimave,

Ka arritur në 49 numri i viktimave nga dy sulme terroriste që ndodhën mëngjesin e sotëm në Zelandën e Re në dy xhami.

Sipas mediave vendase, agresori me armë hyri në xhaminë Masjid Al Noor, 10 minuta pasi besimtarët fillojnë faljen dhe qëlloi me breshëri njerëzit.

Dëshmitari Ahmad al-Mahmoud është shprehur se autori i sulmit ishte i pajisur me një përkrenare dhe jelek antiplumb.

Ndërkohë, sulmi i dytë ndodhi në Linwood Masjid, ku një dëshmitar thotë se ata panë një njeri që po largohej nga xhamia i maskuar dhe me një helmetë motori, ndërsa raportet e pakonfirmuara tregojnë se një bombë u gjet pranë Strickland Ave.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka konfirmuar se 49 persona janë vrarë dhe mbi 20 janë plagosur.

Në një njoftim të publikuar nga Federata e Shoqatave Islame të Zelandës së Re thuhet se 20 automjete emergjence janë në vendngjarje, dhe gjashtë persona raportohet se janë dërguar në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Katër të dyshuar janë aktualisht në paraburgim, duke përfshirë edhe një grua, ndërkohë policia u ka kërkuar xhamive të mbyllin dyert për pjesën e mbetur të ditës.

Njëri prej të ndaluarve është konfirmuar të jetë shtetas australian, një burrë 28-vjeçar, që tregoi përgatitje mbi sulmin në Facebook.

Të fundit