All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Sulmi" diplomatik i Athinës zyrtare, përgjigjet me ironi Bushati: Gati të ndjekim modelin grek, nëse ka

“Sulmi" diplomatik i Athinës zyrtare, përgjigjet me ironi
All - Paragraf - 1

Pas “sulmit"  diplomatik të Athinës zyrtare një ditë më parë, lidhur me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar duke i kujtuar homologut të tij Kotzias se është kërkuar një model prej tij, por në fakt kjo është një ironi e ministrit shqiptar, pasi Greqia është vendi i vetëm në europë që nuk i njeh minoritetet.

All - Paragraf - 3

“Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinj apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, i kam kërkuar që të na parashtrojnë gjithashtu eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, është shprehur Bushati në një deklaratë për median.

Kreu i diplomacisë shqiptare i është përgjigjur dhe presidentit grek, i cili e cilësoi “amatorizëm ndërkombëtar” lëvizjen e Shqipërisë. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”, ka thënë Bushati. 

Të fundit