Flash News

KRYESORE

Sulmi i Kombëtares në krizë, Panuçi kërkon lojtarë në kampionatin belg

Sulmi i Kombëtares në krizë, Panuçi kërkon

Kur duhet edhe një muaj nga ndeshja e përfaqësueses me Izraelin për Ligën e Kombeve, gjendja në kampin kuqezi duket mjaft shqetësuese sa i përket gjendjes së lojtarëve.

Pas repartit të mbrojtjes, ku shumica e futbollistëve janë pa ekipe dhe pa fazë përgatitore, tashmë trajneri Panuçi duhet t'i bëjë mirë llogaritë edhe për repartin ofensiv, pasi sulmuesi kryesor, Armando Sadiku pësoi dje një dëmtim serioz në një ndeshje miqësore të Levantes; Sokol Cikallëshi është ende i pavendosur për të ardhmen pasi nuk dëshiron të qëndrojë në ligën e dytë turke me Osmanlispotin, ndërsa Bekim Balaj është aktivizuar me pikatore në ndeshjet miqësore të ekipit rus të Terek Groznit.

Këto arsye kanë bërë që tekniku italian të hedh vështrimin nga kampionati belg. Sot 45-vjeçari ishte duke ndjekur ndeshjen Anderleht – Ostende, aty ku aktivizohen repsektivisht sulmuesit Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri.

Abazaj nuk u aktivizua asnjë minutë, pasi vijon të jetë i dëmtuar, ndërsa shkodrani Guri ishte protagonist i takimit pasi shënoi një gol të bukur në minutën e 58-të, pavarësisht se ekipi i tij humbi ndeshjen me rezultatin 5:2. Gjasat janë që ish-lojtari i Kukësit të marrë një ftesë për ndeshjen me Izraelin dhe të jetë ai një pikë referimi për sulmin kuqezi.

Të fundit