Flash News

KRYESORE

Sulmi i Ramës ndaj Berishës, reagon Lulzim Basha: Shpreson të fitojë kohë për të mbyllur skandalin e radhës

Sulmi i Ramës ndaj Berishës, reagon Lulzim Basha: Shpreson të

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje paraardhësit të tij, Sali Berisha, pas sulmit të ashpër nga kryeministri Edi Rama.

Basha thotë se Rama ka përdorur një gjuhë banditi ndaj ish-kryeministrit dhe këtë e bën me shpresën se do ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e radhës.

“Bashkqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vertetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij”, shprehet Basha.

“Deklarata e Sali Berishës për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë”, deklaroi sot Rama, pas reagimit të Berishës se vrasja e minoritarit grek po përdorët politikisht në Athinë dhe në Tiranë.

Të fundit