Flash News

KRYESORE

Sulmi i SHBA/ Damasku: U lëshuan 110 raketa. Moska dhe Teherani: U rrëzuan nga sistemi i Bashkimit Sovjetik; koalicioni do mbajë përgjegjësi për këtë aventurë

Siria ka reaguar pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nisën sulmet me raketa në territorin e saj. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore siriane thuhet se “agresioni i trefishtë” filloi në 03:55 me orën e Damaskut dhe mbi 100 raketa kanë goditur territorin sirian.

Kjo agjenci raporton se shumica e raketave janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes siriane, megjithatë, ka konfirmuar goditjen e laboratorit kimik në Damask, ku tre shtetet Perëndimore pretendojnë se prodhohen armët kimike.

“Ushtria siriane do të vijojë do të luftojë kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratë.

Pas sulmit ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtes së Rusisë duke sqaruar se “më shumë se 100 raketa janë lëshuar nga deti dhe ajri nga SHBA, Britania dhe Franca në baza ushtarake siriane, por edhe në ato civile”.

Në deklaratë theksohet se “një numër i konsiderueshëm” i raketave janë rrëzuar nga sistemit i mbrojtjes ajrore siriane, i ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik përpara 30 vitesh. Asnjë bazë ruse në Siri nuk është goditur nga raketat, sqaron deklarata.

Edhe Irani ka reaguar pas sulmit duket paralajmëruar për “pasoja rajonale”. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Iranit thuhet: “SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë prova dhe pa paritur pozicionin e Organizatës së Parandalimit të Armëve Kimike, kanë nisur sulmin ushtarak. Koalicioni do të jetë përgjegjës për pasojat rajonale të këtij aksioni aventuresk.”

Të fundit