Flash News

KRYESORE

Sulmi kimik në Siri, OKB hedh poshtë rezolutën ruse

Sulmi kimik në Siri, OKB hedh poshtë rezolutën ruse

Ditën e djeshme është mbajtur një takim i OKB-së, sa i takon ngjarjes së rëndë ndodhur së fundmi në Siri, sulomi kikim, ku si pasojnë mbetën të vdekur rreth 40 persona, mes tyre gra e fëmijë.

Gjatë këtij takimi, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka hedhur poshtë një projektrezolutë ruse që propozonte krijimin e një mekanizmi për të hetuar mbi armët kimike në Siri, e që nuk mori shumicën prej nëntë votash të nevojshme për miratimin e saj.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, propozoi një vizitë të ekspertëve ndërkombëtarë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike për të hetuar incidentin në Duma.

Por, ky propozim duket se nuk e ka marrë miratimin e 9 anëtarëve, pasi 7 prej tyre votuan kundër, ndërsa dy të tjerët abstenuan.

Të fundit