Flash News

KRYESORE

Sulmi kimik në Siri, reagon ashpër Donald Trump: Rusia e Irani mbështesin kafshën Asad, do të paguajnë!

Sulmi kimik në Siri, reagon ashpër Donald Trump: Rusia e Irani

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar ahspër ndaj ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë botën, sulmin kimik në Duma të Sirisë, ku humbën jetën 78 persona, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa shumë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Përmes një postimi në twitter, Trump e dënon fort ngjarjen e djeshme dhe bën përgjegjës Vladimir Putin dhe Iranin si mbështetës të regjimit të Bashar al Asadit.

“Shumë persona, përfshirë edhe gratë dhe fëmijët humbën jetën pas sulmit të pakuptimtë kimik. Rajoni është bllokuar nën presion dhe është rrethuar nga ushtria e Sirisë, dhe kjo ndërpret lidhjet e tyre me botën e jashtme. Presidenti (Vladimir) Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës sepse e mbështesin kafshën Asad. Do të paguajnë një çmim të lartë", ka shkruar Trump.

 

Të fundit