Flash News

KRYESORE

Sulmi me armë në banesën e gazetares, reagon Rama: E patolerueshme kjo barbari, pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve

Sulmi me armë në banesën e gazetares, reagon Rama: E

Shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala u sulmua mëngjesin e sotëm me 10 plumba, ndërkohë që në banesë ndodheshin familjarët dhe dy vajzat e mitura të saj.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili e ka konsideruar këtë ngjarjes si të patolerueshme dhe barbare.

Ai gjithashtu shkruan në postimin e tij në "Facebook" se mbështet gazetaren dhe se pret ndëshkimin e autorëve të ngjarjes.

Reagimi i plotë:

E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.

Të fundit