Flash News

KRYESORE

Sulmi me armë në Holandë, kryebashkiaku: Tre persona kanë ndërruar jetë. Policia në kërkim të shtetasit turk

Sulmi me armë në Holandë, kryebashkiaku: Tre persona kanë

Përditësim/ Tre persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë në një tramvaj në qytetin qendror hollandez të Utrehtit, thotë kryebashkiaku i qytetit.

Nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur në incidentin që policia dyshon se është sulm terrorist. Policia po kërkon një shtetas turk 37-vjeçar të quajtur Gokmen Tanis, i cili paralajmëroi njerëzit që të mos i afrohen atij.

Shkollat ​​janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia punon për të gjetur personin e armatosur.

"Ne nuk mund të përjashtojmë një motiv terrorist", tha një konferencë për shtyp koordinatori holandez kundër terrorizmit Pieter-Jaap Aalbersberg. "Ka paqartësi për ngjarjen dhe autoritetet lokale po punojnë shumë për faktet", tha më tej Aalbersberg, shkruan BBC.

 

----Sulm në tramvaj në Holandë, një i vdekur e disa të plagosur

Një i vdekur e disa të plagosur është bilanci i një sulmi me armë në një tramvaj në qytetin qendror holandez të Utrehtit.

Sipas të dhënave të deritanishme nga mediat e huaja, një person i armatosur hapi zjarr në një tramvaj në zonën jugperëndimore të qytetit holandez rreth orës 10:45, ndërsa autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Autori vijon të jetë i lirë,  i cili pas të shtënave u largua me një makinë.

Paraprakisht, mendohet se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Ngjarja e rëndë vjen pak ditë pas sulmit terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 person dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Të fundit