Flash News

KRYESORE

Sulmi me thikë ndaj trajnerit Memelli, reagon ekipi i Tiranës: Do të merren masa për të mbajtur larg prindërit

Pas incidentit të ditës së sotme në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, ku një prind tentoi të sulmonte me thikë trajnerin e ekipit të Tiranës U17, ka reaguar edhe KF Tirana.

 Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ekipi i Tiranës është shprehur se dhuna dhe sulmet duhet të dënohen ashpër, pasi përveç ekipit dëmtojnë edhe vetë lojtarët.

Klubi gjithashtu do të  marrë masa për të mbajtur sa me larg prindërit agresiv, ndërkohë që ka dalë në mbështetje të trajnerit Migen Memelli, i cili u kërcënua dhe u sulmua nga prindi i lojtarit.

Reagimi i plotë:

“KF Tirana dënon ashpër incidentin e ndodhur sot në kompleksin stërvitor "Skënder Halili". Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit të Tiranës U17, nga prindi i një futbollisti ndaj Migen Memellit meriton dhe do të dënohet.

Klubi ka marrë menjëherë të gjitha masat për të mbështetur trajnerin Migen Memelli.

KF Tirana do të marrë masa të tjera për të mbajtur sa me larg prindërit që jo vetëm dëmtojmë fëmijët e tyre por cenojnë integritetin e trajnerëve dhe imazhin e një klubi që gjithmonë ka funksionuar si një familje e madhe.

Probleme të ngjashme janë hasur dhe në të shkuarën dhe KF Tirana ka punuar gjithmonë për të mbajtur larg prindërit nga fëmijët dhe problemet”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Tirana.

Të fundit