Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, Cakaj: I papranueshëm, jo hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, Cakaj: I

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, shkruan Cakaj.

Postimi i plotë:

Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike.

Të fundit