Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj dy arbitrave në Vlorë, mblidhet me urgjencë Disiplina

Sulmi ndaj dy arbitrave në Vlorë, mblidhet me urgjencë Disiplina

Pas ndeshjes në Vlorë u goditën në tunelin e stadiumit gjyqtarët Emirion Sino dhe Ilir Tartari. Për këtë arsye Komisioni i Disiplinës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim në lidhje me incidentet.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në FSHF se Disiplina do të mblidhet pak minuta më pas për të shqyrtuar të gjitha materialet e vëna në dispozicion nga zyrtarët e ndeshjes, e më pas për të marrë një vendim.

Kjo mbledhje me urgjencë bëhet edhe për faktin se ndeshjet e radhës luhen të mërkurën, ndërkohë që Flamurtari do të luajë kundër Laçit.

Të fundit