Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj dy regjisorëve, pedagogu Goci: Gjarpërinjtë nuk po lenë metode pa përdorur, kjo tregon dobësinë e tyre

Sulmi ndaj dy regjisorëve, pedagogu Goci: Gjarpërinjtë nuk po

Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, duke ju referuar sulmit që ju bë sot në disa media dy regjisorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së teatrit Kombëtar, thotë se gjarpërinjtë, siç i quan ai, nuk po lënë metodë pa përdorur për të anatemuar qendrestarët.

Goci shprehet se fakti që ata përdorim ksi metodash nuk tregon gjë tjetër veçse dobësinë e tyre teksa paralajmëron se qëndresa për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar do të vijojë.

“Gjarpërinjtë nuk po lenë metode pa përdorur për të anatemuar qendrestarët kundër shembjes së Teatrit, dhe të mendosh se kishin shpallur fitoren...marifetet sado të ulta, janë komunikim. Fakti që ata përdorin ksi metodash nuk tregon gjë tjetër veçse dobësinë e tyre. Ne nuk shkulemi nga Teatri, çdo ditë aty deri në fitore. Hajdeni dhe thoni fjalën tuaj për Teatrin, qëndroni aty mes qendrestarësh solidarë, nuk ka akt më kuptimplotë në këto kohëra të tmerrshme, ku qarkullojnë lirshëm hiena gjithandej”, shkruan Goci në rrjetin social Facebook.

Të fundit