Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj Fatos Lubonjës, analisti hedh poshtë versionin e policisë: Njoftim i turpshëm i diktuar nga lart

Sulmi ndaj Fatos Lubonjës, analisti hedh poshtë versionin e

Reagon Fatos Lubonja, lidhur me ngjarjen e 1 korrikut kur një person ka sulmuar me gur makinën e tij, duke i shkaktuar dëme materiale.

Pas publikimit të lajmit ditën e djeshme (edhe pse ngjarja ka ndodhur një ditë pas 30 qershorit), Lubonja ka sqaruar rastin, si dhe ka hedhur poshtë versionin e Policisë së Shtetit, sipas së cilës goditja e makinës ka qenë rastësore nga një person me probleme mendore.

Në një reagim në gazetën ‘Panorama’, Lubonja sqaron se njerëz të tillë ndikohen lehtësisht nga deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili në çdo moment denigron, fyen dhe godet gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij.

“Ajo që më shtyu të jap këtë prononcim është njoftimi i dalë nga Policia, që e paraqet ngjarjen sikur personi në fjalë nuk ka pasur qëllim të godasë makinën time, por sikur, duke ikur i ndjekur nga Policia, personi ka goditur rastësisht një makinë që ndodhej në rrugë. Kjo është një e pavërtetë tronditëse, që tregon se në çfarë duarsh policësh është e vërteta dhe e drejta në vendin tonë, ashtu sikurse edhe drejtësia jonë.

Me provat që disponoj, deri më sot ky person, siç e thashë, nuk më rezulton të jetë shtyrë direkt nga të tretë për të goditur makinën time, por nuk ka asnjë dyshim se e ka goditur makinën time duke e ditur shumë mirë targetin dhe duke pasur emocione negative ndaj personit tim dhe familjes time. Këtë e provon edhe fakti se po në të njëjtën ditë, ka hedhur nga dritarja e shkallës së katit të katërt, ku banon familja ime, një vazo me lule nga ato që mban nëna ima jashtë derës. Gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes. Nga burime të Policisë më rezulton se edhe ata kanë arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin”, shprehet Lubonja.

Policia sqaron “zhurmën mediatike”: Dhunuesi i makinës së Lubonjës, me probleme mendore

Të fundit