Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala, Aleanca e Grave Deputete: Akt mafioz që tenton të mbyllë gojën e profesionistëve

Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala, Aleanca e Grave Deputete: Akt mafioz që

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, në cilësinë e kryetares së Aleancës së Grave deputete ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala.

Çupi thotë se sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë, sulm i krimit të organizuar që tenton të mbyllë gojën profesionistëve përmes mjeteve që ata njohin, armëve.

“Një akt mafioz i dënueshëm që duhet të marrë përgjigje me forcën e ligjit.

Si nënë, si grua, si drejtuese e Aleancës së Grave Deputete dua të inkurajoj Klodianën për të përballuar këtë ngjarje në këtë ditë të vështirë për të dhe familjen e saj”, thotë ndër të tjerash Çupi në reagimin e saj.

Reagimi i plotë i deputetes Dhurata Çupi

Një ngjarje e rëndë dhe e papreçedente, sulmi me armë ndaj familjes së gazetares Klodiana Lala.

Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve si shoqëri duke vënë në pikëpyetje sigurinë e sicilit prej nesh.

Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë, sulm i krimit të organizuar që tenton të mbyllë gojën profesionistëve përmes mjeteve që ata njohin, armëve.

Një akt mafioz i dënueshëm që duhet të marrë përgjigje me forcën e ligjit.

Si nënë, si grua, si drejtuese e Aleancës së Grave Deputete dua të inkurajoj Klodianën për të përballuar këtë ngjarje në këtë ditë të vështirë për të dhe familjen e saj.

Jam e bindur që ajo me profesionalizmin e palëkundur do të vijojë misionin e saj për informimin e publikut , por po ashtu u kërkojme organeve kompetente të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

 

 

Të fundit