Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj gazetares Lala, OSBE: Autoritetet të gjejnë përgjegjësit, shenjë negative për lirinë e shoqërisë

Sulmi ndaj gazetares Lala, OSBE: Autoritetet të gjejnë

Zyra e OSBE-së në Tiranë ka reaguar pas sulmit me armë që ju bë banesës së gazetares Klodiana Lala mëngjesin e sotëm.

OSBE thotë se dënon me forcë sulmin kundër gazetares teksa nxit autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës.

Në reagimin e saj, OSBE thekson se media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.

“Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Të fundit