Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj gazetarit Sokol Balla,  “Real Story” vendos t’i përgjigjet me heshtje Lulzim Bashës

Sulmi ndaj gazetarit Sokol Balla,  “Real Story” vendos

Në email-in që u bë publik në media, lidhur me porositë e Lulzim Bashës për demokratët, sulmohej hapur edhe gazetari Sokol Balla. Basha e quajti gazetarin si një shpifës publik kundër PD-së, referuar transferimit të emisionit të Ballës në News 24. ‘Real Story’ i është përgjigjur këtij sulmi me rrugën e heshtjes.

Më poshtë përgjigja e ‘Real Story’

“Realstory ka vendosur të mos i përgjigjet sulmit të paprecedentë të Lulzim Bashës, i cili vetëm dy javë pasi dogji mandatet e opozitës, pikërisht në fillim të muajit mars 2019, në tryezën me titull “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë”, u shpreh se nuk do të ketë asnjë kufizim për mediat në ngjarjet politike të partisë që drejton, por Realstory do të vazhdojë t’i japë përgjigje pyetjeve “Pse”, “Si”, “Kush”, për të cilat Basha ngriti shqetësimin se askush nuk u jep përgjigje në ditën ndërkombëtare të lirisë së medias. Ndoshta kjo është liria e medias që ai percepton në drejtimin e PD.”

Basha sulmon Sokol Ballën, urdhër PD-së të mos i shkojnë në emision

Të fundit