All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, përfaqësuesi i OSBE-së: Nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, përfaqësuesi i OSBE-së: Nuk mund
All - Paragraf - 1

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, dënoi me forcë të shtënat me armë automatike kundër banesës së familjes të gazetares Klodiana Lala.

All - Paragraf - 3

“Jam thellësisht i shqetësuar për sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares. Ky sulm është një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe i papranueshëm kundër gazetares, që i shërben klimës së frikës dhe të pasigurisë së shtypit në rajon”, tha Désir.

“Sulme të tilla kundër gazetarëve nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi gjithashtu se ka “besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi motivin kundër këtij sulmi dhe do t’i vënë autorët përpara drejtësisë”.

 

Të fundit