Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj Lalës, “Reporterët pa Kufij”: Gazetarët të kërcënuar për të mos investiguar korrupsionin dhe krimin

Sulmi ndaj Lalës, “Reporterët pa Kufij”: Gazetarët

Gazetarja Klodiana Lala është kërcënuar me jetë në shtëpinë e prindërve të saj. Në drejtim të shtëpisë është gjuajtur me breshëri automatiku.

Lala nuk është gazetarja e vetme që është kërcënuar. Alarmin për rrezikun e gazetarëve paraqitej dhe në Raportin e Organizatës së njohur “Reporterët pa Kufij”.

Në Raportin e publikuar në Prill përforcoheshin shqetësimet e ngritura edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku u denoncua “kapja e medias ”për interesa të qeverisë dhe kërcënimet e gazetarëve për të mos investiguar për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Raporti "mbi lirinë e shtypit" e rendiste Shqipërinë të 75-tën, që do të thotë një vend më mirë sesa një vit më parë. Megjithatë, verifikimi i përbashkët i organizatës me seli në Paris dhe “BIRN”-it gjeti shumë probleme në mediet shqiptare. Raporti veçon rastin kur kryeministri Edi Rama sulmoi gazetarët në vjeshtë, duke i quajtur ata “injorantë”, “helm”, “sharlatanë”, e madje edhe “armiq publik”.

Të fundit